LAJMI I FUNDIT:

Greqia po vazhdon të përballet me zjarret, jep dorëheqje ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve

Greqia po vazhdon të përballet me zjarret, jep dorëheqje ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarachi ka dhënë dorëheqje për arsye që thuhet se janë personale.

Dorëheqja erdhi në një kohë kur shteti grek prej ditësh po lufton me zjarret në male, të cilat kanë shkaktuar evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme.

Zjarret po shkatërrojnë zonat turistike të Greqisë sjell pamje dramatike nga Lamia
Lexo po ashtu Zjarret po shkatërrojnë zonat turistike të Greqisë sjell pamje dramatike nga Lamia

Agjencia greke e lajmeve AMNA njoftoi se kryeministri, Kyriakos Mitsotakis pranoi dorëheqjen e Mitarachit, raporton politico.eu.


Ministria e Mbrojtjes Civile është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, duke përfshirë zjarrfikësit, policisë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Si po ndikojnë zjarret në sezonin turistik të Greqisë?
Lexo po ashtu Si po ndikojnë zjarret në sezonin turistik të Greqisë?

Vendin e tij e ka zënë zëvendësministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yanis Oikonomou.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Janis Vrucis është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve. /Telegrafi/