Paga mesatare në vend arriti në 36.465 denarë, apo në raport me muajin maj të vitit të kaluar paga mesatare është rritur për afër 5000 denarë. Mirëpo edhe kjo rritje është zvetënuar me një inflacion më të lartë se dhjetë për qind dhe ka humbur vlerën për më shumë se 3600 denarë
Paga mesatare në vend arriti në 36.465 denarë. Për një vit apo në raport me muajin maj të vitit të kaluar paga mesatare është rritur për afër 5000 denarë. Mirëpo edhe kjo rritje është zvetënuar me një inflacion më të lartë se dhjetë për qind që i bie se paga ka humbur vlerën për më shumë se 3600 denarë, apo se rritja është afër 1400 denarë. Njëherësh edhe paga mesatare që rrallë kush e fiton në fund të muajit prej 36 mijë denarë, nuk mjafton për të mbuluar shportën sindikale minimale me vlerë prej afër 50 mijë denarë. Apo thënë ndryshe, 33 mijë denarë janë të nevojshme që të mbulohen harxhimet e ushqimit dhe banimit. Një familje prej katër anëtarësh në muajin maj i nevojiteshin 49.025 denarë për të mbuluar shpenzimet minimale.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që për çdo muaj përgatit shportën e konsumit sindikal, thonë se më së shumti para në muajin maj, 19.532 denarë janë nevojitur për ushqim dhe pije, ndërsa 13.392 denarë janë nevojitur për mbulimin e shpenzimeve për banim. Nga shpenzimet tjera të cilat janë pjesë e shportës sindikale, 3.720 denarë nevojiten për transport, 3.196 denarë për higjienë, ndërsa 821 denarë janë shpenzuar për kujdes shëndetësor. “Shporta e përgjithshme e konsumit sindikal arrin në 44.047 denarë, ndërsa kur i shtohen 4.977 denarë për shpenzimet e jetesës, apo inflacioni, bëhet fjalë për 49.024 denarë”, thonë nga LSM.
Gjithashtu edhe Indeksi i harxhimeve të jetesës që përllogarit statistika tregon se kjo kosto në muajin maj të këtij viti është më e shtrenjtë për 11.3 për qind në raport me të muajin maj të vitit të kaluar. Njëherësh edhe indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje në muajin maj 7.5 për qind karshi muajit maj të vitit të kaluar. Përskaj shtrenjtimit të jetesës në vend, edhe pagat vështirë po ndjekin garën me shtrenjtimit e mëdha. Ndër pagat më të ulëta që paguhen në vend janë ato në prodhimtarinë e veshmbathjes me 25 mijë denarë, dhe në prodhimtarinë e ushqimit me afër 29 mijë denarë.
Ekonomistët thonë se çdo herë kur bëhet fjalë për pagat, duhet pasur parasysh se në plan të parë del rritja e pagës mesatare që po rritet dukshëm kohën e fundit. Mirëpo shtojnë se kur shikohet shpërndarja e pagave në profesione në sektorë të ndryshëm, vërehet se çmimet rriten më shpejt se pagat. “Në Maqedoni diku 60 deri 70 për qind e të ardhurave mujore janë larg pagës mesatare, ndërsa nuk është I vogël as numri I atyre që pranojnë pagën minimale”, shtojnë ekonomistët. Nga Konfederata e Sindikatave e kontestojnë rritjen e fundit prej 10 për qind të pagave. Nga atje shtojnë se dëmin më të madh nga marrëveshja do ta kenë të punësuarit në sektorët kyç si arsimi, shëndetësia, si dhe policia dhe ushtria, pasi nuk kanë marrë harmonizimin e pagave me atë minimale për sivjet, andaj një pjesë e mirë e punonjësve kanë deri në 16 mijë paga, që është shumë larg pagës minimale të garantuar.
Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, që është pjesë e Konfederatës së Sindikatave, thotë se përveç rritjes së paralajmëruar prej 10 për qind, kërkojnë edhe harmonizimin e pagave me pagën minimale. “Por unë nuk shoh ndonjë disponim të madh tek autoritetet në atë pjesë. Kjo verë do të jetë e nxehtë, jo vetëm për shkak të temperaturave, ndërsa vjeshta ndoshta do të jetë edhe më e nxehtë, nëse nuk gjejmë marrëveshje të përbashkët”, thotë Nedelkov. Nga ana tjetër, nga Sindikata e Qendrës Klinike Shëndetësore në Shkup thonë se nëse deri në shtator nuk ka harmonizim dhe rritje graduale të pagave, do të ketë protesta. Për më tepër vlerësojnë se autoritetet duhet seriozisht të shqyrtojnë këto kërkesa, duke shtuar se në Drejtorinë për të Ardhura Publike fituan rritje prej 30 për qind, edhe pse nga Ministria e Punës kohë më parë ishin prononcuar se do të ketë harmonizim dhe jo rritje të pagave në këtë dikaster. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova