LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, i rrezikshëm dhe i paligjshëm

Krasniqi: Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, i rrezikshëm dhe i paligjshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë certifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm.

Sipas tij, një vendim i tillë është edhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës.

Refuzimi i ankesës së Klan Kosovës nga MINT, reagon AGK: Goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë
Lexo po ashtu Refuzimi i ankesës së Klan Kosovës nga MINT, reagon AGK: Goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga paniku, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale”.


“Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar të premten se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Sipas njoftimit, vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

“Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, MINT-i ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj dhe se me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit.

Kjo thuhet se është bërë për shkak të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze. /Telegrafi/