LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin do të nis me përhapjen e fuqisë hibride plug-in

Aston Martin do të nis me përhapjen e fuqisë hibride plug-in

Aston Martin ka njoftuar se planifikon që të prezantojë forcën e saj shtytëse hibride plug-in (PHEV) tek veturat e saj sportive dhe SUV-të me motorin në pjesën e parme.

Modeli i parë hibrid i Aston Martin do të jetë super-vetura Valhalla, por se në fakt planifikohet që ajo të pasohet me shtimin e teknologjisë plug-in në linjën “kryesore” tek modelet e veturave sportive.

Modelet e vogla Vantage dhe DBS janë planifikuar që të kenë një ndryshim të madh brenda 18 muajve të ardhshëm, megjithatë akoma nuk është e qartë se këto modele do ta kenë të integruar teknologjinë plug-in, raporton Drive, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi britanik i veturave akoma nuk ka bërë të ditur se cilat prej veturave sportive do ta kenë të integruar teknologjinë hibride.

DB11 së fundmi i është nënshtruar një përditësimi të madh për t’u bërë DB12, por se e ka mbajtur motorin V8 me turbo të dyfishtë pa asistencë hibride.

“Rruga jonë drejt elektrifikimit do të nisë me Valhalla-n, super-veturën tonë të parë PHEV, dhe planifikojmë që gamën e veturave PHEV ta zgjerojmë tek veturat tona kryesore, të cilat do ta lidhin rrugën e klientëve nga veturat me motor me derivate tek ato me motor tërësisht elektrik”, deklaroi Lawrence Stroll, kryetar i bordit të markës britanike.

Valhalla ka një motor V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë të kombinuar me një motor elektrik të vendosur në boshtin e pasmë, e që së bashku ofrojnë një fuqi prej 735kW. /Telegrafi/