LAJMI I FUNDIT:

MCC: Jemi në afat me punimet përgatitore, programi Kompakt nis në prill të vitit 2024

MCC: Jemi në afat me punimet përgatitore, programi Kompakt nis në prill të vitit 2024

Zyrtarë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, kanë deklaruar se punët për zbatim të programit Kompakt, më i madhi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara për Energji, po shkojnë sipas planit, një vit pas nënshkrimit.

Pritjet e MCC-së janë që puna të nisë në prill të vitit të ardhshëm e që ka një periudhë të zbatimit të rreptë në 5 vitet e ardhshme.

“Punimet për zbatimin e programit kompakt të nënshkruar ndërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Qeverisë së Kosovës nis në prill të vitit 2024. Deri atëherë po punohet në periudhën përgatitore 18 mujore”, thonë zyrtarë nga Washingtoni për televizionin publik.


Por, cilat janë punët që u kryen përgjatë një viti pas nënshkrimit.

MCC tregon se gjatë këtij afati kohor po punohet për punësimin e personelit, ngritjen e zyrave të MCA-Kosovë dhe nisjen zyrtare të kompaktit.

– Pika më e fundit e Kompaktit ndodhi më 25 korrik kur u mbajt takimi inaugurues i bordit të Llogarisë së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCA-Kosovë).

– Programi Kompakt ka 3 projekte: 1) Projekti i ruajtjes së energjisë, 2) Projekti i përshpejtimit të tranzicionit të drejtë dhe të barabartë (JETA) dhe 3) Objekti i Katalizatorit Amerikan për Zhvillim (ACFD).

– Projekti për ruajtjen e energjisë synon ta mbështesë sigurinë energjetike të Kosovës dhe tranzicionin drejt një të ardhmeje më të pastër energjie. Projekti përfshin mbështetjen e sistemeve të ruajtjes së baterive që do t’i mundësojnë sistemit të transmisionit dhe operatorit të tregut të Kosovës të zbutin me kosto efektive zhbalancat në rrjetin elektrik, mbështetjen e një entiteti publik të ruajtjes së energjisë dhe forcimin e mjedisit rregullator të sistemeve të ruajtjes së energjisë, projekteve të energjisë së rinovueshme, dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike në një mënyrë më të qëndrueshme dhe përfshirëse gjinore.

Pas lansimit të Kompaktit, Grantet e MCC-së kanë një afat kohor të rreptë 5-vjeçar për t?i zbatuar tri projektet. Granti 202 milionë dollarësh sigurohen nga MCC, ndërsa pjesa tjetër prej 35 milionë eurove duhet të sigurohen nga Qeveria e Kosovës. Kjo marrëveshje është e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.