Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar përse subjekti që ai drejton nuk po i bashkëngjitet iniciativës së AAK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Krasniqi tha se ky mocion nuk mund të jetë i suksesshëm në konstalacionin aktual politik.
“Ne e kemi një parlament, aty janë 120 deputetë, kanë emër, mbiemër dhe përkatësi partiake. Krejt opozita bashkë jemi 41 ose 42, domethënë ka hapësirë nëse të gjithë ishim pajtu sa për ta bërë mocionin dhe për ta dërguar në procedurë parlamentare. Në momentin që e dërgojmë seanca mbahet jo më herët se dy, e jo më vonë se pesë ditë, ku mund t’i gjejnë partitë tona opozitare edhe 20 deputetë tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje? Unë në asnjë mënyrë nuk e llogaris asnjë votë nga Lista Serbe”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Duke folur për votat potenciale të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Krasniqi tha se shumica e këtyre deputetëve janë aksidental, prandaj nuk votojnë për mocion mosbesimi.
“Kush është ai që vërtetë beson që munden 15 deputetë të Vetëvendosjes sot ta tradhtojnë Albin Kurtin dhe vetveten? Shumica e atyre deputetëve, me respektin personal për secilin, janë deputetë aksidental. Kanë qëlluar në listën e Albin Kurtit dhe janë bërë deputetë, nuk i njeh as mahalla, as rrethi, as qyteti, as fshati, as komuna e vet. Pra janë deputetë aksidental sepse kanë qëlluar në listën e Vetëvendosjes ku Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin i kanë marrë 51% të votave dhe ata janë bërë deputetë, 90 për qind kurrë deputetë më nuk bëhen, në momentin që ata e përfundojnë mandatin e Albin Kurtit realisht ata e kanë kry”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka folur mbi dhunën që ndodhi në seancën e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se kjo ishte hera e parë qe qeveria ndërhyri në mënyrë të organizuar kundër deputetëve.
“Edhe në ditët më të errëta të parlamentarizmit të Kosovës kur Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë të dhunshme i ka penguar punimet e përfaqësuesve të popullit, kur ka hedhur edhe gaz lotsjellës, kur i ka sulmuar ministrat me shishe e me vezë, kurrë ministrat e qeverisë nuk kanë reagu”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh i bindur se dhuna që ndodhi në kuvend ka qenë e organizuar nga partia në pushtet për ta zhvendosur vëmendjen nga audio-incizimet.
“U zbulua një skandal i paparë i kësaj qeverisje që dëshmoi katërçipërisht që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë pasur koalicion nga dita e parë së paku deri në prill të vitit të kaluar, ose në qershorin e vitit të kaluar dhe tash kur zbulohet një koordinim i msheftë, një bashkëpunim i msheftë, siç thuhet ne jemi dakorduar që ne këtë ta bëjë fshehurazi normalisht që kemi pyetje”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!