LAJMI I FUNDIT:

NASA mbeti pa rrymë, humbi komunikimin me stacionin në hapësirë

NASA mbeti pa rrymë, humbi komunikimin me stacionin në hapësirë

Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Houston ndërpreu komunikimin midis kontrollit të misionit dhe Stacionit Ndërkombëtar të Hapësinor të martën, dhe për herë të parë agjencia hapësinore duhej të mbështetej në sistemet e kontrollit rezervë.

Ndërprerja nënkuptonte se kontrolli i misionit humbi komandën, telemetrinë dhe komunikimin zanor me stacionin në orbitë, transmeton Telegrafi.

Kjo ndërprerje e energjisë ndodhi derisa po zhvilloheshin disa përmirësime në ndërtesën e Qendrës Hapësinore Johnson të Houstonit.


Ekuipazhi u njoftua për problemin përmes sistemeve ruse të komunikimit, brenda 20 minutave nga ndërprerja.

Menaxheri i programit të stacionit hapësinor Joel Montalbano tha se as astronautët dhe as stacioni nuk ishin kurrë në rrezik dhe se sistemet e kontrollit rezervë morën përsipër të rivendosnin komunikimet normale brenda 90 minutave.

“Nuk ishte një problem në bord. Ky ishte thjesht një problem tokësor”, tha ai. “Në asnjë moment nuk ishin në rrezik, ekuipazhi apo stacioni”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori