LAJMI I FUNDIT:

Nuk raportohet për kolona në hyrje të pikave kufitare – pritjet më të gjata janë në dalje te Dheu i Bardhë

Nuk raportohet për kolona në hyrje të pikave kufitare – pritjet më të gjata janë në dalje te Dheu i Bardhë
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm (e mërkurë), në hyrje të pikë kalimeve kufitare të Kosovës nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata.

Krahasuar me ditët e mëparshme ku pritjet për të hyrë në Kosovë kanë qenë deri në mbi 4 orë, një gjë e tillë nuk raportohet për sot.

Kryesisht ditëve të kaluara më të ngarkuara kanë qenë vendikalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, Muçibabë, Merdar dhe Mutivodë.


Sipas raportit të fundit (ora 08:03) të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nga këto pikë kalime kufitare janë nga 03 deri në 10 minuta, ndërkaq nuk raportohet për kolona.

Pritjet raportohen më të gjata në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Sipas raportit thuhet se pritjet në dalje në këto dy pika kufitare janë 25 deri 35 minuta, ndërkaq kolonat janë nga 100 deri në 120 metra.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori