LAJMI I FUNDIT:

Një shitës i rrejshëm ka mashtruar një 65-vjeçare nga Kumanova

Një shitës i rrejshëm ka mashtruar një 65-vjeçare nga Kumanova

Dje në ora 14:10 në SPB Kumanovë një 65-vjeçare nga Kumanova ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 10.000 denarë.

Sipas kallëzimit, personi i ka ofruar dru zjarri dhe pasi kanë rënë dakord, burri i saj dhe personi kanë shkuar në vendin ku dyshohet se janë ruajtur.

Siç raportohet, pasi kanë mbërritur personi i ka thënë se do të merrte një sharrë për të prerë drunjt, por ai erdhi tek ajo dhe i tha se burri i saj kishte thënë t’i jepte paratë.


Pasi burri i saj u kthye pa dru, ata e kuptuan se ishin mashtruar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.