LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet edicioni i 14-të i festivalit të filmit të animuar “Anibar”

Përmbyllet edicioni i 14-të i festivalit të filmit të animuar “Anibar”

Mbrëmë u mbajt ceremonia mbyllëse e edicionit të 14-të të festivalit të filmit të animuar Anibar duke shënuar kështu fundin e këtij edicioni fantastik.

Një mbrëmje e mbushur plot emocione dhe ‘dashni’ u mbajt në parkun Karagaq ku të gjithë të pranishmit patën nderin të zbulojnë edhe fituesit e këtij edicioni.


Me gjithsej 7 kategori garuese dhe çmimin i audiencës si pjesë e programit të filmave, u shpallën fituesit e shumë merituar. Për më shumë informata rreth fituesve klikoni këtë link.

Foto: Anibar

Për më shumë Anibar pati nderin që për herë të dytë të mbajë edhe garën “Pitch it” e cila ka për qëllim mbështetjen e animatorëve të rinj nga Kosova.

Përkundër polemikave, Anibar i solli "Dashni" qytetit të Pejës me edicionin e 14-të
Lexo po ashtu Përkundër polemikave, Anibar i solli "Dashni" qytetit të Pejës me edicionin e 14-të

Nga 8 pjesëmarrës 4 u zgjodhën fitues nga juria profesionale Marko Dješka, Vessela Dantcheva dhe Teddy Grouya. Për më shumë informata rreth fituesve, klikoni këtë link.

Foto: Anibar

Nata u përmbyll nën tingujt e bukur te muzikës të La Fazanit dhe muzikës elektrizuese të OLT.

Anibar ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe ju presim në edicionin e radhës!