LAJMI I FUNDIT:

Përkundër polemikave, Anibar i solli “Dashni” qytetit të Pejës me edicionin e 14-të

Anibar 2023 (Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Në Pejë u mbajt edicioni i 14-të i filmave të animuar, “Anibar”.

Festivali vjetor është një nga ngjarjet më të mëdha të zhanrit të animacionit në rajon dhe këtë vit morën pjesë artistë nga 36 vende dhe u shfaqën plot 164 filma nga mbarë bota.


Telegrafi ishte prezent në një prej netëve të zhvillimit të festivalit në parkun “Karragaç” të Pejës, ku edhe u njoh nga afër me sukseset dhe problematikat e organizimit të tij, nga vet organizatorët dhe koordinatorët e “Anibar”-it.

Pamje nga edicioni i 14-të i festivalit “Anibar” në Pejë (Foto: Anibar/Facebook)

“Sonte jemi në natën e pestë ku sapo mbaruam me shfaqjen e filmave të programit të fundit të garës së studentëve, e që kjo garë për çdo natë është shfaqur në ‘Kinema Liqeni’ dhe ‘Kinema Kubat’, e tash për pak do të vazhdojmë me shfaqjen e filmave të garës internacionale, e cila do të jetë edhe programi i fundit i kësaj gare”, tha Vita Kasapolli, koordinatore e programit të filmave në “Anibar”.

Vita Kasapolli gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Ndërkohë, drejtoresha e festivalit të animacionit, Arba Hatashi, për Telegrafin shtjelloi konceptin e tematikës së sivjetme të festivalit, e cila ka qenë thjeshtë “Dashni” apo “LOVE” siç është titulluar në anglisht.

“Në këtë, festivali po i dedikohet temës së dashurisë, si ndjenjë edhe përjetim fundamental, i cili është aq gjithëpërfshirës sa që i përfshin të gjitha aspektet – qoftë relacionet familjare, qoftë relacionet shoqërore, ato romantike, por në të njëjtën kohë edhe dashuritë që munden me qenë ndaj natyrës, ndaj kafshëve, ndaj gjërave të ndryshme – si një ndjenjë e cila vjen te secili prej njerëzve”, tha Arba për Telegrafin.

Arba Hatashi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Më tej, ajo shtoi se koncepti i sivjetmë i “Anibar” është shpalosur edhe më detajisht përmes programit, filmave dhe performancave të ndryshme për shtatë ditë me radhë.

“Festivali këtë vit dedikohet rreth kësaj teme, edhe kjo temë përfaqësohet përmes ‘trailerit’ të festivalit, i cili është zyrtar dhe është duke u transmetuar tashmë prej fillimit – por në të njëjtën kohë edhe nëpërmjet paneleve të diskutimit, programeve speciale, e në të njëjtën kohë edhe performancave të ndryshme, të cilat kanë ndodhur brenda qytetit të Pejës tash e sa ditë”, shtoi Hatashi.

Për organizimin e “Anibar” kanë shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen këtë vit institucione të shumta, ku ndër to mund të përmenden Komuna e Pejës (Drejtoria e Kulturës), si dhe disa prej ambasadave nga misinet e huaja diplomatike në Kosovë.

“Definitivisht asgjë nuk është jashtë normales çka ka qenë brenda 14 viteve të fundit që jemi duke e organizuar festivalin. Festivali ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme këtë edicion, duke filluar nga Komuna e Pejës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Ambasada Norvegjeze, ajo suedeze, franceze, kanadeze, sponsorë të ndryshëm të cilët e kanë mbështetur festivalin tash e sa vite”, shtoi drejtoresha e “Anibar”.

Në edicionin e 14-të të festivalit “Anibar” ishin prezent figura të rëndësishme nga skena vendore politike (Foto: Anibar/Facebook)

Koncepti dhe tematike “Dashni” ka ngjallur reagime, gjersa i tërë festivali ka kaluar nëpër vështirësitë e përvitshme të organizimit, por që rezultati final ishte një sukses më vete, sipas organizatorëve.

“Përndryshe problematikat të cilat munden me u ngjall brenda qytetit është diçka që e ka karakterizuar ‘Anibarin’ si aktivitetin e vetëm kulturor dhe edukues, por edhe si ngjarje e cila iu jepet qytetarëve të Pejës tash e disa vite (si e vetmja në qytetin e Pejës). Edhe këtë vit nuk është diçka që është më ndryshe. Ndoshta qëndrimi i festivalit në këtë rast kish me qenë që ndoshta jemi mikpritës edhe mirëseardhës për krejt gjërat, përderisa ato janë në nivelet në të cilat edhe festivali është duke i prezantuar. Jemi të hapur për diskutime edhe për krejt sendet”, përfundoi Arba Hatashi për Telegrafin.

Pamje nga shfaqja e filmave të animuar në edicionin e 14-të të festivalit “Anibar” në Pejë (Foto: Anibar/Facebook)

E përgjatë shfaqjes së filmave në ‘Kinemanë Kubat’, koordinatorja për media dhe komunikim e “Anibar”-it, tregoi për atmosferën që ka mbizotëruar gjatë këtyre ditëve në qytetin e Pejës.

“Atmosfera është shumë shumë e mirë, pasi siç po e shihni edhe këtu mbrapa ka shumë njerëz, po janë shumë të interesuar për të ardhur dhe parë programin e filmave. Kemi vizitorë tepër shumë, jo veç prej Kosovës, rajonit, por edhe prej gjithë botës. Qyteti i Pejës është i mbushur me një energji pozitive, me një energji shumë të mirë edhe jemi shumë të lumtur që po e vazhdojmë këtë edicion, në këtë mënyrë”, tha Rina Statovci, koordinatorja për media dhe komunikim në “Anibar”.

Rina Statovci gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Festivali “Anibar 2023” u zhvillua nga data 17 deri më 23 korrik, ku edhe u shënua finalja e madhe dhe u ndanë shpërblimet për filmat fitues. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori