LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri personal i Barack Obamas, Tafari Campbell gjendet i vdekur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan

Kuzhinieri personal i Barack Obamas, Tafari Campbell gjendet i vdekur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan

Tafari Campbell, kuzhinieri personal i Barack dhe Michelle Obamas, u gjet i vdekur të hënën (24 korrik) pasi u mbyt pranë pronës së çiftit në Martha’s Vineyard. Ai ishte 45 vjeç.

Sipas Chicago Sun-Times , Policia e Shtetit të Massachusetts u lajmërua për një pedale surfi të humbur të dielën mbrëma pasi dikush pa një burrë që “përpiqej të qëndronte në sipërfaqe” përpara se të zhytej nën ujë.


Mëngjesin tjetër, zyrtarët thuhet se gjetën trupin e Campbellt “afërsisht 100 metra larg bregut në një thellësi prej mbi dy metrash”.

Foto: Getty Images

Ndërsa shefi i kuzhinës ishte i punësuar nga ish-çifti presidencial, ata nuk ishin në rezidencën e tyre në Martha’s Vineyard në momentin e tragjedisë, shkruan PageSix.

Disa orë më vonë, familja Obama lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me rastin e tmerrshëm, duke e quajtur Campbell “një pjesë e dashur e familjes e tyre”.

Foto: WhiteHouse.gov

“Kur e takuam për herë të parë, ai ishte një kuzhinier i talentuar në Shtëpinë e Bardhë – kreativ dhe i pasionuar pas ushqimit dhe aftësisë së tij për të bashkuar njerëzit”, thuhej në deklaratë.

Barack Obama dhe Michelle bashkë me dy vajzat e tyre vizitojnë rrënojat e lashta në Greqi
Lexo po ashtu Barack Obama dhe Michelle bashkë me dy vajzat e tyre vizitojnë rrënojat e lashta në Greqi

“Në vitet që pasuan, ne e njohëm atë si një person të ngrohtë, argëtues, jashtëzakonisht të sjellshëm që na e bëri të gjithë jetën pak më të ndritshme. Kjo është arsyeja pse, kur po bëheshim gati të largoheshim nga Shtëpia e Bardhë, i kërkuam Tafarit të qëndronte me ne dhe ai pranoi bujarisht. Ai ka qenë pjesë e jetës sonë që atëherë dhe zemrat tona janë thyer që ai ka vdkur. Sot ne bashkohemi me të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Tafarin – veçanërisht gruan e tij Sherise dhe djemtë e tyre binjakë, Xavier dhe Savin – në pikëllimin për humbjen e një burri vërtet të mrekullueshëm”, thuhej tutje në deklaratë.

Foto: WhiteHouse.gov

Gruaja e Campbell gjithashtu shkoi në rrjetet sociale për të vajtuar humbjen e burrit të saj prej 23 vitesh.

“Zemërthyer ”, shkroi ajo një foto të shefit të kuzhinës në InstaStory të hënën. Ajo ndau gjithashtu një foto të bashkëshortit të saj duke qëndruar përkrah djemve të tyre adoleshentë.

Campbell shërbeu si shef i kuzhinës në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit presidencial tetë-vjeçar të Barack. Pasi ish-presidenti la detyrën, ata punësuan Campbell për të punuar me ta me kohë të plotë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovizionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovizionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Zvicra fiton

Zvicra fiton "Eurovision 2024"

Magazina
Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori