LAJMI I FUNDIT:

Aksident në afërsi të Manastirit, ndërron jetë një person

Aksident në afërsi të Manastirit, ndërron jetë një person

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të një veture të pasagjerëve dhe një kamioni në afërsi të Manastirit, në vendin e quajtur “Udhëkryqi kukreçanska”, ka edhe një viktimë.

Është ndërprerë komunikacioni në drejtimin rrugor rajonal Prilep – Resnjë, konfirmojnë nga SPB Manastir.

Gjatë ditës priten informacione të hollësishme për shkaqet e aksidentit të rëndë trafiku.