Një garë mes Challenger Black Ghost dhe Mustang GT-500 tregon se fuqia nuk do të thotë gjithçka
Garat drag janë arsyeja se për çfarë janë prodhuar veturat “muskuloze” amerikane, dhe kur ato futen në këso gara, ato kanë një performancë perfekte.
Por çfarë ndodhë kur ju i futni në garë dy nga emrat më të njohur të kësaj industrie?
Këtë deshën ta zbulojnë tek Edmunds, dhe për këtë arsye ata organizuan një garë mes Dodge Challenger Black Ghost 2023 dhe Ford Mustang Shelby GT500 2020, duke filmuar çdo gjë rreth garës dhe videon e shpërndanë në YouTube.
Sa u përket shifrave, Challenger-i i vetëm me ngjyrë të zezë – i cili është pjesë e një edicioni special prej vetëm 300 njësive – fuqizohet nga motori i famshëm V8 6.2 litërsh i Dodge, i cili veturës i jap 807 kuaj fuqi dhe 958 njuton metër fuqi rrotulluese, duke dërguar të gjithë fuqinë tek rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik me 8 shpejtësi, dhe vlen të ceket se Black Ghost ka një peshë prej 2,030 kilogramëve, shkruan Motor 1, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ndodhet Mustang Shelby GT500 2020 i cili fuqizohet nga një motor më i vogël V8 5.2 litërsh, që kësaj veture i jep 760 kuaj fuqi dhe 847 njuton metër fuqi rrotulluese, teksa e gjitha kjo fuqi shkon gjithashtu tek rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik me 7 shpejtësi, ndersa pesha e saj është vetëm 1,890 kilogram.
Duke i parë këto shifra, duket se Dodge është fituesi i sigurt, por siç ndonjëherë qëndron çështja tek garat drag, fuqia nuk është gjithçka.
Me fjalë të tjera, shpejtësia maksimale, fuqia e frenimit, e edhe një pjesë e manovrimit ishin përfshirë në këtë test.
Vlen të ceket se pas xhiros së parë, shoferët ndërruan veturat, dhe garuan përsëri, vetëm për t’u siguruar se çdo gjë do ishte e rregullt.
Në fund, ajo që vlen të tregohet se Mustang-u, me motorin e saj V8 më të vogël dhe më pak të fuqishëm, shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh e arriti në 3.8 sekonda, përderisa Challenger Black Ghost, shpejtësinë e njëjtë e arriti për 1 sekondë më shumë, ose ndryshe në 4.8 sekonda.
Ndryshe kjo garë nuk ishte një “drag” i zakonshëm, por ishte një garë “U-Drag”, që do të thotë se garuesve u duhej që të bënin një kthim në formën e shkronjës “U”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Musk ‘përplaset’ me Trumpin rreth veturave elektrike
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Izraeli ndalon veturat me naftë dhe benzinë nga viti 2030
Ferrari do të pranojë kriptomonedha si pagesë për veturat e saj në SHBA
Vetura e ‘Mr. Bean’ kushton tetë milionë funte
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?