Ish-drejtori i Administratës së Policisë të Malit të Zi, Veselin Veljoviq, është arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
Veljoviq u arrestua mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, mëson “Vijesti”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Veljoviq u arrestua në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL).
Veselin Veljoviq ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë nga vera e vitit 2007 deri në vitin 2011, dhe më pas në periudhën prej 30 korrikut 2018 deri më 17 dhjetor 2020, përsëri ishte njeriu i parë i policisë malazeze në mandatin e dytë.
Gjatë karrierës së tij në krye të sektorit të sigurisë, Veselin Veljoviq shpesh është akuzuar nga partitë opozitare, disa organizata joqeveritare dhe media për mostransparencë, keqpërdorim të policisë dhe pushtetit, besnikëri të padiskutueshme politike ndaj Milo Gjukanoviqit, por edhe për përfshirje në raste të shumta të shitjes së pronës shtetërore.
Pas përfundimit të mandatit të parë, Veljoviq ka qenë këshilltar i presidentit të atëhershëm të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa në kohën e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit, nga viti 2014, ka qenë edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit
Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale
"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit