Dita e gjashtë e edicionit të 14-të festivalit të filmit të animuar Anibar vjen me aktivitete të shumta
Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit të Animuar Anibar vjen me një program të bujshëm, i cili përfshin aktivitete të shumta.
Dje më 22.07.2023 u mbajtën shumë aktivitete të ndryshme. Shfaqja e filmave filloi nga ora 10:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla” me programin e Audiencës së Re ku u shfaqën filmat “Immobile Stars” and “Pebble Hill”.
Shfaqja e filmave vazhdoi në Kinema “Jusuf Gërvalla” me shfajqen e filmave të Garës Ballkanike ku më pas u shfaqën edhe filmat nga programi experimental, kuruar nga Panot Mahmutaj.
Momenti i shumëpritur ndodhi në hapësirën e kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Eric “Butters” Stough regjisori dhe producenti i animacionit i South Park mbajti prezantimin e tij rreth përvojës së tij në realizimin e këtij seriali ikonik. Seriali i animuar ka përfunduar njëzet e pesë sezone, dhe për Eric Stough ky serial i ka sjellë pesë çmime Emmy. Salla e kinemasë ishte e mbushur me adhurues të këtij seriali, të cilët patë rastin edhe të bisedonin më gjerësisht me Stough.
Nga ora 20:30 në Kino Liqeni filloi shfaqja e filmave te videove animacioneve muzikore, ku u shfaqën gjithsej tridhjetë e dy video animacione muzikore, duke përfshirë dy animacione lokale, nga Kosova dhe Shqipëria.
Nata përfundoi me argëtim nën tingujt e muzikës nga Gypsy Groove dhe DJ Wise duke përmbyllur kështu natën e gjashtë të netëve muzikore të Anibar-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, “100 Vitrinat”
Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi
Dokumentari për një nga skandalet më të mëdha seksuale në histori është aktualisht më i shikuari në Netflix
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251