LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, katër orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë, dy orë në Merdar

Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, katër orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë, dy orë në Merdar
Foto: Ilustrim

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe gjatë orëve të vona të natës, sonte, vazhdon të ketë pritje të gjata bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në ë Kosovë. 

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 22:10), pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë. Në këtë pikëkalim kufitar për të hyrë në Kosovë bashkatdhetarët po presin deri në katër orë e gjysmë, kurse për të dalë deri në 30 minuta.


Kolona të gjata ka edhe në Merdar, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në dy orë, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, po pritet 40 minuta.

Pritje deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe në  Mutivodë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/