Apple gati të tërheqë iMessage dhe FaceTime nga Mbretëria e Bashkuar në rast se miratohet ligji i ri për privatësinë
Mbretëria e Bashkuar ka planifikuar të përditësojë Aktin e saj të Fuqive Hetuese (IPA) 2016, i cili do të kërkonte që shërbimet e mesazheve të çaktivizojnë veçoritë e tyre të sigurisë me kërkesë të autoriteteve në një përpjekje për të “mbrojtur publikun nga kriminelët, abuzuesit seksual të fëmijëve dhe terroristët”.
Apple shprehu shqetësime se ndryshimet e reja mund të rrezikojnë sigurinë e të dhënave dhe privatësinë e informacionit dhe kërcënoi të tërheqë iMessage dhe FaceTime nga Mbretëria e Bashkuar nëse akti i rishikuar kalon tutje.
WhatsApp dhe Signal gjithashtu kundërshtuan fuqimisht një klauzolë në Projektligjin e Sigurisë Online, e cila në thelb kërkon që shërbimet në fjalë të instalojnë një enkriptim “end-to-end”, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Prezantimi i një zgjidhjeje për mesazhet e koduara do të thotë se ato nuk janë më të koduara dhe Signal gjithashtu kërcënoi se do të largohej nga Mbretëria e Bashkuar.
Nëse ligji zbatohet, platformat e mesazheve duhet t’i tregojnë Zyrës së Brendshme për çdo ndryshim në veçoritë e sigurisë së produktit përpara se të publikohen; Kompanitë jashtë Mbretërisë së Bashkuar duhet ta zbatojnë ndryshimin në produktin e tyre globalisht dhe duhet të ndërmarrin veprime menjëherë, në vend që të kalojnë pengesa burokratike.
Apple deklaroi se këto propozime “përbëjnë një kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë” për përdoruesit jashtë Mbretërisë së Bashkuar.
Akti i Fuqive Hetuese është nën një proces konsultimi tetë-javor mbi amendamentet e propozuara dhe analistët parashikojnë se kompanitë e teknologjisë nuk kanë gjasa të pranojnë ndryshimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë
Meta pushon nga puna pesë për qind të punëtorëve, shkarkohen ata me rezultate më të dobëta
Roboti i ri i Tesla-s mund edhe të gatuajë vezë
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime