LAJMI I FUNDIT:

Cili është kuptimi i vërtetë pas logos së Tesla-s?

Cili është kuptimi i vërtetë pas logos së Tesla-s?

Logoja e një prodhuesi veturash është padyshim një nga karakteristikat më të rëndësishme të një marke pasi i bën veturat e saj të dallueshme nga të tjerat.

Dhe një nga më të dallueshmet nga të gjitha është ajo e Teslës – por logoja mund të fshehë më shumë se sa sheh syri.

Mund të jetë stiluar me atë që duket me sy të lirë si një shkronjë “T” futuriste, e lakuar për emrin “Tesla”. Por Elon Musk, i cili themeloi kompaninë në vitin 2003, ka zbuluar se çfarë përfaqëson vërtet logoja, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.


The Tesla logo seamlessly matches the logo of SpaceX - another of Musk's ventures - which represents a 'rocket trajectory'

Në një përgjigje ndaj një postimi në Twitter në vitin 2017, Musk kishte shpjeguar se logoja e Tesla-s ka për qëllim “të përfaqësojë seksionin e kryqëzuar të një motori elektrik”.

Duket se Musk i referohej pjesës kryesore të shkronjës “T” në logo si simbol i shtyllave që dalin nga rotori i një motori. Vija e dytë e lakuar mbi shkronjën “T” përfaqëson një pjesë të statorit.

Por sipas Business Insider, që së fundmi u zhyt në kuptimin e logos në detaje, duke duplikuar logon e Tesla-s në një rreth, me pjesën e sipërme të shkronjës “T” të kthyer nga jashtë, përfundon duke i ngjan një “faksimile të arsyeshme të një seksioni të kryqëzuar të motorit elektrik”.

Në këtë drejtim, ajo ndërthuret me një logo që i përket një tjetër sipërmarrjeje të Musk – SpaceX, e cila projekton dhe ndërton raketa hapësinore. /Telegrafi/