LAJMI I FUNDIT:

Talenti Lis Binishi me statistikat të jashtëzakonshme me Kosovën U16

Talenti Lis Binishi me statistikat të jashtëzakonshme me Kosovën U16

Kosova e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian për U16, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë, duke mundur GjibraltariN me shifrat 56:123, ku në këtë ndeshje shkëlquEr talenti Lis Binishi.

Lis Binishi kishte super paraqitje kundër Gjibraltarit, ku realizoi 43 pikë, ku nga 12 tentime për tri pikë, shtatë herë ishte i saktë.


Ai shtoi edhe 13 kërcime, nëntë asistime e katër topa të vjedhur.  Efekteshmëria (indeksi) e ndeshjes ishte 55.

Kjo ishte një nga paraqitjet më të mira për një basketbollist të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Pas ditës së tretë të Evropianit, Lisi është në vendin e parë me mesataren e efektshmërisë, 39.5, i pari me pikë për ndeshje, 28.5 dhe i pari për asistime me 7.5.

Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën U16, pas asaj ndaj Maltës, ndërsa sfidën e fundit në grupe e ka ndaj Andorrës, të hënën mbrëma. /Telegrafi/