Raportohet se seria e Samsung Galaxy S24 nuk do ketë përmirësim tek kamera e përparme
Samsung Galaxy S24 Ultra i vitit të ardhshëm thuhet se do ta zëvendësojë kamerën telefoto 3x e integruar në Galaxy S23 Ultra me një kamerë telefoto 5x.
Megjithatë, kamera selfie në S24 Ultra, dhe në modelet e thjeshta e Plus nuk do të ketë një përmirësim.
Ky raportim vije nga revista holandez GalaxyClub, e cila pretendon se Samsung do të vazhdojë të përdorë kamerën selfie 12MP nga linja S23 në Galaxy S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Por kjo nuk do të thotë se seria e S24 nuk do të bëjë “selfie” të mira, kjo pasi Samsung mund ta përmirësojë performancën e kamerës me optimizime dhe përditësime softuerike.
Samsung thuhet se do ta ripërdorë edhe sensorin 200MP nga S23 Ultra në S24 Ultra.
Fatmirësisht, modelet S24+ dhe S24 Ultra mund të kenë një rritje të shpejtësisë së karikimit, pasi që kompania koreane pritet që të përdorë teknologjinë e re baterive për këto modele. Sidoqoftë, modeli i thjesht S24 do të ketë një shpejtësi prej vetëm 25W. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251