LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Szunyogut: Qasja e Qeverisë Kurti, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, është e papranueshme

Krasniqi, Szunyogut: Qasja e Qeverisë Kurti, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, është e papranueshme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e PDK-së, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se Szunyog i shprehu qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush.


“Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tone”.

Sipas Krasniqit, qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit.

Deputeti i PDK-së  konsideron se vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara.

“Ambasadorin Szunyog e falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori