Kurti pas takimit me përfaqësuesit e sektorit të drurit dhe mobilieve: Shtyllat e zhvillimit ekonomik është ndërlidhja e arsimit me tregun e punës
Shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kosovës është ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës, tha kryeministri Albin Kurti gjatë bashkëbisedimit me bizneset nga sektori i drurit dhe mobilieve.
Kurti ka shtuar se diplomat e shkollave të shërbejnë për ekonominë e vendit tonë.
“Qeveria e Kosovës konsideron se një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit, është ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës. Pra, si të bëjmë që për diploma në shkollat tona të kemi vende pune në ekonominë tonë dhe për këtë e kemi përgjegjësinë edhe sektori publik dhe ai privat”, tha Kurti.
Sipas tij, ka numër të madh të rasteve në Kosovë ku bizneset kanë më shumë nevojë se sa që ka kërkesë.
“Ka numër të madh të rasteve në Kosovë ku bizneset kanë më shumë nevojë se sa që ka kërkesë. Qeveria përmes politikave të saj të jap kontributin e saj në zbutjen e këtij hendeku, sepse e kemi vërejtur që sa herë flasim për ekonominë përfundojmë duke folur për arsimin dhe sa herë flasim për arsimin përfundojmë duke folur për ekonominë”, ka shtuar ai.
Duke iu referuar studimeve të mëhershme, kryeministri Kurti theksoi se në ndërmarrjet prodhuese në Kosovë më pak se 5 për qind e punëtorëve aftësohen brenda muajit të parë.
“Kjo është një kosto për bizneset tona dhe rrjedhimisht dhe kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë që si shtet ta marrim barrën e kualifikimit sa më të mirë të fuqisë punëtore”, përfundoi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251