LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur prej dy ditësh, 75-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

I zhdukur prej dy ditësh, 75-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Një 75-vjeçar u gjet i pajetë këtë të mërkurë në shtratin e lumit Devoll, në fshatin Pishaj të Gramshit.

Nga policia thonë se ai dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Po sipas policisë, viktima ishte denoncuar i zhdukur 2 ditë më parë nga i biri.


Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes në fjalë.

“Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytur në lumë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babai i tij dhe nuk është kthyer më.

Trupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori