LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan në Shtoj, lëndohen dy persona

Rrëzohet një aeroplan në Shtoj, lëndohen dy persona

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Shtoj të Malit të Zi, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Nga rrëzimi i aeroplanit në Komunën e Ulqinit janë lënduar piloti Suad Memiq, 48-vjeç dhe Fahrudin Hajdarpashiq, 49, transmeton Telegrafi.


Lajmi është konfirmuar për vijesti.me nga policia e kësaj komune, duke shtuar se personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Memiq dhe Hajdarpashiq gjendeshin në një aeroplan të vogël turistik, i cili pothuajse çdo ditë transportonte turistë për turne ajrore në bregdetin e Ulqinit. /Telegrafi/