Policia australiane tregon se çfarë mund të jetë cilindri misterioz i gjetur në një plazh

Policia australiane tha sot se një cilindër metalik i gjetur në bregun perëndimor të vendit ka të ngjarë të jetë mbeturinë hapësinore.
Cilindri misterioz u gjet në plazhin në Green Head, i cili është 250 kilometra në veri të qytetit të Perth, transmeton Telegrafi.
Kjo nxiti interes të madh të opinionit australian. Ka pasur disa teori se çfarë lloj objekti është dhe si ka arritur në plazh.
Policia beson se janë mbeturina hapësinore dhe Agjencia Australiane e Hapësirës ka të njëjtin supozim.
Zona rreth cilindrit është e siguruar, sepse fillimisht ishte cilësuar si e rrezikshme. Më vonë u konstatua se nuk përbën rrezik për njerëzit.
“Objekti mund të jetë nga një mjet i huaj lëshues në hapësirë dhe ne jemi në kontakt me kolegë nga vende të tjera për të marrë më shumë informacion”, tha dje Agjencia Australiane e Hapësirës.
Duke marrë parasysh gjendjen e cilindrit, duket se ka qenë në det për një kohë të gjatë. Policia tha më parë se nuk kishte gjasa që ajo të ishte pjesë e një aeroplani komercial.
Alice Gorman nga Universiteti Flinders në Adelaide tha se cilindri ka të ngjarë të ishte pjesë e një rakete të lëshuar nga India. Kur një raketë lëshohet në hapësirë, disa nga pjesët e saj bien në Tokë, raporton CNN.
Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas, hipotezon se objekti ishte ndoshta rezervuari i karburantit të një rakete që ra në Oqeanin Indian vitin e kaluar.
Siç raportohet nga televizioni australian ABC, duke iu referuar deklaratave të banorëve të Green Head, diametri i cilindrit është 2.5 metra dhe i gjatë nga 2.5 deri në tre metra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë