LAJMI I FUNDIT:

Akademitë diplomatike, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Akademitë diplomatike, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Akademinë Diplomatike Anwar Gargash në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.


Sipas statusit së tij thuhet se: “memorandumi u nënshkrua në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, nga Dr. Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nga  Shkëlqesia e Tij  Dr.  Mohammed Al Dhaheri Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Anëar Gargash në Emiratet e Bashkuara Arabe”. /Telegrafi/