LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat e votave për ndryshimet kushtetuese

Milloshoski: Shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat e votave për ndryshimet kushtetuese

Deputeti Antonio Milloshoski sot në një deklaratë për media ka përcjellë qëndrimin e shprehur nga OBRM-PDUKM në takimin në Kuvend me ministrat nga trojka e Vajmarit, të cilët janë në vizitë në vend. Milloshoski përsëriti se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, se shumica në pushtet nuk ka dy të tretat për të realizuar atë që ka premtuar.

“Shumica parlamentare, sipas asaj që u tha në takimin me ministrat, është plotësisht e vetëdijshme se nuk kanë dy të tretat për të dhënë atë që vetë, pa konsensus kombëtar, e kanë pranuar me sy të lirë si detyrim për ndryshimet e imponuara kushtetuese në kërkesë e Bullgarisë. Dhe së dyti, ajo që u tha në emër të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë, ishte “po” për BE-në, por jo për shantazh nga Bullgaria, e cila nuk ofron asnjë siguri se procesi i integrimeve evropiane nuk do të bllokohet sërish për shkak të çështjeve irracionale që sigurisht që Bullgaria i ka ende ndaj Maqedonisë”, tha Milloshoski.

Milloshoski është i vendosur se nëse ka vullnet politik, siç ka pasur vullnet politik për Slloveninë dhe Kroacinë, vendet kanë pasur një problem real bilateral.


“Kjo me Bullgarinë, për mendimin tim është irracionale, atëherë me ndihmën e Gjermanisë dhe Francës, Sllovenia dhe Kroacia u pajtuan që kompromisi të jetë i zbatueshëm në momentin kur Kroacia të bëhet anëtare e BE-së, dhe në këtë mënyrë Sllovenia do të jetë e motivuar të mbështes anëtarësimin në vend që ta bllokojë, ndërsa Kroacia do të jetë e motivuar që ta zbatojë kompromisin për tu bërë anëtare e BE”, tha Milloshoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori