LAJMI I FUNDIT:

Pushimet verore e mungesë të anesteziologëve – pezullohen operimet në Spitalin e Gjakovës

Pushimet verore e mungesë të anesteziologëve – pezullohen operimet në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka marrë vendim që nga 7 korriku të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente.

Ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve dhe mungesës së anesteziologëve.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i spitalit, Jeton Zarari, i cili ka thënë se aktualisht janë vetëm katër anesteziologë.

“Janë pezulluar operimet e planifikuara dhe në sallat operative do të pranohen vetëm rastet urgjente. Vendimi vlen nga data 7 korrik. Kjo për shkak të periudhës së pushimeve dhe kemi mungesë të anesteziologëve. Janë vetëm katër e ky numër është i pamjaftueshëm”, ka deklaruar Zarari.

Me mungesë të anesteziologëve po përballet i gjithë sistemi shëndetësor publik në vend. Në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend punojnë rreth 92 specialistë të kësaj fushe. Kurse, vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë janë 51 anesteziologë. E ky numër i anesteziologëve konsiderohet i pamjaftueshëm për të kryer të gjitha shërbimet mjekësore që nevojiten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori