LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: ATO ka blerë sistem që përgjon çdolloj komunikimi të qytetarëve të Maqedonisë në internet

OBRM-PDUKM: ATO ka blerë sistem që përgjon çdolloj komunikimi të qytetarëve të Maqedonisë në internet

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë Agjencinë Tekniko Operative (ATO) se është furnizuar me softuer për përgjime, që sipas tyre paraqet skandal.

Nga kjo parti opozitare thonë se bëhet fjalë për sistemin “Predator”, me të cilin mund të përgjohen të gjitha aktivitetet e qytetarëve në internet.

“Kini kujdes, me këtë softuer mund të monitorohet çdo komunikim në internet i çdo qytetari të Maqedonisë dhe mund të keqpërdoret për qëllime politike të pushtetit.


Ky softuer është problematik edhe për NATO-n dhe tashmë në Greqi ka shpërthyer një skandal që me të janë përgjuar politikanë dhe personazhe publike. Për këtë aferë është njoftuar edhe Prokuroria Publike para disa javësh, por nga ana e tyre nuk ka asnjë reagim dhe veprim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori