LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 45% e grave përballen me dhunë gjinore, linjat ‘SOS’ funksionojnë me vështirësi

Maqedoni, 45% e grave përballen me dhunë gjinore, linjat ‘SOS’ funksionojnë me vështirësi

45% e grave në Maqedoni përjetojnë dhunë në bazë gjinore, në një formë ose tjetër. Më të shpeshta janë rastet e dhunës fizike dhe psikologjike, por nuk përjashtohet as dhuna verbale e emocionale, ekonomike. Kështu tregon hulumtimi i fundit i Ministrisë së Punës Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë dhe UNFPA-në.

“Për fat të keq, edhe tani ende numër shumë i madh i grave dhe vajzave janë drejtpërdrejt të ekspozuara në forma të ndryshme të dhunës. Nuk do të heshtim, por sikur deri tani bashkërisht do të vazhdojmë t’i sfidojmë barrierat dhe jo rrallë stereotipat të cilat i ndihmojnë që dhuna të ekzistojnë në çdo shoqëri”, deklaroi Elizabeta Gjeorgjievska Pendarovska, Zonja e parë.

Nga ministria e Punës Sociale thanë se ky fenomen negativ në shoqërinë tonë pritet të zbutet përmes zgjidhjeve ligjore.


“Ministria e Punës Sociale përgatit aktet nënligjore të cilat kanë të bëjnë me masat urgjente dhe të përkohshme si dhe më aktet nën ligjore përmes të cilave do të sigurohet qasje gjithëpërfshirëse, përgjegjësi multi disiplinore si dhe sistem për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve, mbledhja e të dhënave në mënyrë të integruar si dhe ri integrimi i viktimave të dhunës në bazë të standardeve ndërkombëtare”, tha Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Në Maqedoni ekzistojnë tre linja telefonike SOS për të ndihmuar gratë që janë viktimë e dhunës familjare. ( 02 -15-700), (141-700), (15-315) . edhe pse ato funksionojnë në mënyrë të rregullt duke ofruar ndihmë dhe këshilla 24/7, rezultatet e projektit kanë treguar se me vite të tëra shërbimet e linjave telefonike punojnë në kushte të rënda dhe me ndihmë të kufizuar institucionale dhe financiare./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori