MPJ: I plagosuri i cili ishte bashkë me viktimën nga Shkupi, është jashtë rrezikut për jetë, po kërkohen autorët me motoçikleta
Sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme në Selanik, e cila është në komunikim të rregullt me spitalin ku ndodhet i plagosuri nga incidenti i djeshëm në Halkidiki, i plagosuri ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.
Pas incidentit të djeshëm, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit zyrtarë të institucioneve të Greqisë dhe të gjitha ndryshimet i raportojnë rregullisht në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.
Ministria e Punëve të Jashtme thotë se rrjeti diplomatik-konsullor i Maqedonisë së Veriut në Greqi është aktiv, përkundër njoftimeve të rregullta, është në dispozicion edhe për çdo nevojë të institucioneve tona.
Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në fushën e bashkëpunimit operativ menjëherë pas ngjarjes së djeshme, shërbimet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbejnë informacione për të mirë të hetimit dhe zbardhjes së rast.
Deri më tani nuk ka pasur sukses në kërkimin e vrasësve që mbërritën dje herët në mëngjes me motoçikleta dhe të maskuar në një objekt në vilat Sunny në Hanioti dhe sulmuan O.B dhe shoqërinë e tij, O.B vdiq nga plagët e marra, ndërsa S.S u plagos dhe ndodhet në spital. Me ta ka qenë edhe një shtetas tjetër i Maqedonisë dhe dy gra. Ata nuk janë të lënduar.
Vrasësit janë arratisur, ndërsa kërkimet për ta vijojnë ende. O.B i vrarë kishte biznese kazino, por burime policore në Shkup pohojnë se ai ishte një nga krerët e të ashtuquajturit klan Duqangjik në Shkup. Motivet fillestare të vrasjes së tij shihen në luftën mes grupit të tij dhe grupit të dytë të ashtuquajtur Bajron nga Shkupi. Vrasja ishte planifikuar dhe njerëzit e afërt të O.B u likuiduan në mars në lokalin Shisha në pazarin e vjetër të Shkupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje