LAJMI I FUNDIT:

JEMI ÇKA HAMË

JEMI ÇKA HAMË

Poezi nga: Andri Snaer Magnason
Përktheu: Maksim Rakipaj

Gjyshi ishte 70% ujë
gjyshi ishte 70% përroi
që prej rridhte prej malit
pranë shtëpisë

Ishte 30%
trofta e përroit
thëllëza ndër shkurret
dhe qëngjat ndër livadhet
ku bari valëzon nga era
përqark shtëpisë


Unë s’jam 70% ujë
e shumta 17% San Pellegrino
përzierë me koka kola zero dhe kafe

Jam makarona italiane dhe oriz kinez
proshutë daneze dhe ananas jugafrikan
ndër rrëmba më rrjedh edhe ketchup amerikan

Çka hamë jemi
jemi një botë në miniaturë
Unë jam një bonus në miniaturë.