LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 24 orë nga publikimi i albumit “You & I”, Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen dhe shprehet e lumtur për suksesin e arritur

Vetëm 24 orë nga publikimi i albumit “You & I”, Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen dhe shprehet e lumtur për suksesin e arritur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditën e djeshme (e premte) ka publikuar albumin e ri “You & I”.

Projekti, i cili njëherësh është i treti me radhë, përmban gjithsej 12 këngë e në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

Ajo përmes këngëve ka shfaqur dashurinë që ndjen ndaj partnerit, por edhe për njerëzit përreth.


Foto: Screenshot/Instagram

Ndërsa kanë kaluar vetëm 24 orë që nga publikimi i albumit, ylli i famshëm thotë se është shumë e lumtur për mbështetjen dhe suksesin që ka arritur.

Rita Ora rrëfehet për revistën Numero: “You & I” është një album shumë personal dhe ka shumë pasion e emocion që buron prej tij
Lexo po ashtu Rita Ora rrëfehet për revistën Numero: “You & I” është një album shumë personal dhe ka shumë pasion e emocion që buron prej tij

“24 orët e para të ‘You & I’, isha një përrallë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e këtij albumi, jam shumë e emocionuar që të gjithë ju ta dëgjoni dhe të dashuroheni me të si unë”, u shpreh biondja.

Foto: Screenshot/Instagram

“I kam lexuar fjalët e tua të mira gjatë gjithë ditës dhe jam e emocionuar të takoj më shumë nga ju sot. Faleminderit. Gjithashtu që nga kjo video kemi arritur numrin 1 në iTunes! Faleminderit”, vazhdoi më tej Ora.

Albumi është tërësisht i prodhuar dhe shkruar nga Rita, gjersa shënon një pikë kthese në karrierën e saj.

Foto: Screenshot/Instagram

“Albumi ka të bëjë me dashurinë. Prandaj ti dhe unë duket se jemi emri i përsosur. Është një album shumë personal dhe ka shumë pasion dhe emocion që buron prej tij. Por albumi i qaset dashurisë në mënyra të ndryshme. Bëhet fjalë gjithashtu për dashurinë time për nënën, familjen, miqtë e mi, për vende të caktuara që janë të rëndësishme për mua dhe sigurisht dashurinë për veten”, kishte thënë ajo për revistën Numero. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Kalo në kategori