Bomgartner: Ekziston momenti që duhet shfrytëzuar, këtu dhe tani, për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut
“Përsëri sot në Kuvend duhet të dorëzohet propozim- ligji i cili ka të bëjë me të ardhmen evropiane të shtetit. Është një zgjedhje sovrane që duhet ta bëjë Kuvendi. Nuk do të futem në detaje.
Por do të doja të bëja një pyetje: a duhet të ndalemi sot, nga frika se mos nesër duhet të ndalemi? Kemi hyrë në një fazë të përshpejtimit dhe zgjerimit historik…
Ka një mundësi për ta shfrytëzuar këtë, këtu dhe tani, për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”. Këtë e bëri të ditur ambasadori i Republikës së Francës, Siril Bomgartner në fjalimin e tij në pritjen e organizuar me rastin e festës kombëtare franceze “14 Korriku” në lidhje me ndryshimet kushtetuese, miratimi i të cilave është kusht i domosdoshëm që vendi të vazhdojë rrugën evropiane.
z.Bomgartner shoti, “Kompromisin që e arritëm verën e kaluar nuk është i përsosur. Është një kompromis. Por merita e parë është se mundësoi këtë largim”, duke iu referuar kornizës negociuese, para të ftuarve në solemnitetin para ministrave qeveritarë, deputetëve, liderëve të partive politike, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, nga sektori joqeveritar, kryetarët e bashkësive fetare, përfaqësues të korit diplomatik dhe figura të shquara të jetës publike.
Gjatë 365 ditëve të fundit, tha ambasadori francez, është biseduar shumë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe këto debate nuk kanë mjaftuar për të arritur një konsensus politik, por, shtoi se kanë lejuar disa sqarime. Ajo që mbetet për t’u diskutuar me disa nga qarqet politike, shton ai, “janë kushtet që lidhen me reformën dhe jo vetë reformën”.
“Gjatë vitit të kaluar u tregua një inkurajim i madh në nivel evropian. Franca kishte pjesën e saj në këtë, me takimet e njëpasnjëshme në nivelin më të lartë shtetëror dhe qeveritar: në Pragë, Tiranë, Londër dhe Bratislavë. Ministrja e Evropës Bun ishte këtu në nëntor, ndërsa këtë të hënë ajo vjen sërish, këtë herë së bashku me kolegët e saj nga Gjermania dhe Polonia. Njëherësh u organizuan katër vizita të deputetëve francezë, ndërsa në vjeshtë është planifikuar e pesta”, tha Bomgartner.
“Periudha që është para nesh është e një rëndësie vendimtare. Zgjedhja që do të bëhet do të jetë vendimtare për vazhdimin e modernizimit të vendit dhe në drejtim të reformave që mbeten esenciale dhe që nuk duhet të shtyhen”, ka potencuar ambasadori francez.
Në muajt në vijim, paralajmëroi ambasadori, Agjencia franceze për zhvillim po përgatitet që në partneritet me Bankën për Zhvillim të iniciojë aktivitetet e para konkrete në vend. Në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, një nga kompanitë më inovative dhe më të njohura franceze është gati të fillojë një investim që do të ishte më i madhi në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në fushën e energjisë diellore. Kjo vetëm po pret një sinjal pozitiv”, thotë Bomgartner.
Në një botë që është bërë më e paqëndrueshme dhe kërcënuese, ndjekur nga vazhdimi i agresionit ushtarak kundër Ukrainës, theksoi ambasadori, “të gjithë e njohëm dhe e mirëpritëm qëndrimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë së Veriut për këtë temë”.
“Kur duhet bërë një zgjedhje, Maqedonia e Veriut gjithmonë është një partner i besueshëm”, porositi mes tjerash ambasadori francez Bomgartner.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të OBRM-PDUKM-së ndaj institucioneve shtetërore
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës
Zgjedhjet në Luginë, Kurti u përgjigjet kritikave: Ku më thërrasin, unë shkoj
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë