LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushata e korrje-shirjeve në Malishevë, moti ndikoi dukshëm në uljen e rendimentit të grurit

Fillon fushata e korrje-shirjeve në Malishevë, moti ndikoi dukshëm në uljen e rendimentit të grurit

Në komunën e Malishevës ka filluar fushata e korrje-shirjeve, ndërkaq u tha se moti ndikoi dukshëm në uljen e rendimentit të grurit.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Sylë Dukolli tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të mirë.

Ai tha se Shtabi komunal për korrje – shirje ka përgatitur planin operativ dhe do të punojë sipas rregullores për korrje- shirje.


Sipas tij, aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar MBPZHR-ja prej 130 euro.

“Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit varijojnë nga 2000 kg për ha, deri në 3000 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në  uljen e rendimentit të  grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet”, tha ai.

Më tej u tha se nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundojë brenda afatit  prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori