LAJMI I FUNDIT:

Nis ndërtimi i ankesit të shkollës “Pavarësia” në rrugën “Muharrem Fejza”

Nis ndërtimi i ankesit të shkollës “Pavarësia” në rrugën “Muharrem Fejza”

Komuna e Prishtinës ka nisur ndërtimi i ankesit të shkollës “Pavarësia” në rrugën “Muharrem Fejza”.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se më nuk do të ketë nevojë të punohet në tri ndërrime, shkaku i mbingarkesës me nxënës, transmeton Telegrafi.

“Filluam punimet për ndërtimin e aneksit të shkollës “Pavarësia” në Rr. Muharrem Fejz”. Me 12 klasa të reja dhe 3 kabinete me aneksin e ri, kjo shkollë, e vetmja aktualisht në Kryeqytet, nuk do ta ketë më të nevojshme të punojë në tre ndërrime shkaku i mbingarkesës me nxënës”, ka shkruar ajo në Facebook.


Tutje, ajo ka shtuar se do të përcjellin nga afër punimet.

“Siç e kemi thënë në takimet me banorët e lagjes, ky aneks i shumëpritur ka qenë prioriteti ynë nga fillimi. Shumë e lumtur që me Besianën dhe ekipin e saj në Drejtorinë e Arsimit do të përcjellim sa më afër punimet ashtu që nxënësit të gëzojnë hapësirën e re jo më larg se 250 ditë të punimeve me kontratë”./Telegrafi/