Ish-ministri i Financave, njëherazi edhe ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar sot me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ndërsa pritet që Kuvendi të vendosë për fatin e tij, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin deputetit.
Ai ka falënderuar votuesit dhe kolegët duke pretenduar pafajësinë e tij nga akuzave të ngritura nga SPAK.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vendit tim,
Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,
Te dashur Miq e Armiq njelloj
Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova që të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.
Votuesve të mi:
Juve që më votuat në Tiranë në 2005, juve që më votuat në Korçë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021 :
Faleminderit nga zemra!
Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikërisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kem bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.
Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale.
Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e pronë e vetë, e si ajo mijëra familje. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitalizimit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”. Jam munduar të bej më të mirën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjykimi3-380x233.jpg)
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit
![Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Albin-Kurti-deklarate-foto-Ridvan-Slivova-9-380x233.jpg)
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve
![Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/mitsotakis-380x233.png)
Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës
![Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-112-380x233.jpg)
Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera
![Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/449305320_827652052877704_6901412060735189204_n-380x233.jpg)
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate
![Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/tiktok-2-380x233.jpg)
Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-27-235819-380x233.png)
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1200px-Apatani_tribal_women-380x233.jpg)
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
![Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/67cbcc94279baec31886.jpeg)
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog