LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, KRU “Prishtina” apelon për shpenzim racional i ujit të pijes

Temperaturat e larta, KRU “Prishtina” apelon për shpenzim racional i ujit të pijes

Në sezonin e verës, për shkak të temperaturave të larta, rriten kërkesat për shfrytëzim të ujit të pijshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, apelon për shpenzim racional i ujit të pijes.


“Të nderuar konsumatorë, ju lutemi për shpenzim racional të ujit të pijshëm! Kërkesa për ujë është rritur jashtëzakonisht. Avullimet janë në shkallë maksimale”, thuhet në njoftim.

Sipas meteorologëve, të nxehtit afrikan do të vazhdojë tutje edhe përgjatë fundjave dhe në fillim të javës së ardhshme.

Do të mbretërojë mot kryesisht me diell, megjithëse mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale rreth viseve malore.

Temperaturat sërish rriten deri në 36 gradë celsius./Telegrafi/