LAJMI I FUNDIT:

Reagon LDK: Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot

Reagon LDK: Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas sulmeve fizike në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.

LDK thekson se pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës, nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani.

“Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.


Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.

Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet më tej se LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashtë saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori