LAJMI I FUNDIT:

Debate në Kuvend, Berisha: Ahmetaj ia mbathi si një hajdut ordiner

Debate në Kuvend, Berisha: Ahmetaj ia mbathi si një hajdut ordiner
LSA

Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Opozita kërkoi që Kryeministri Edi Rama të jetë në sallën e Kuvendit dhe të japë llogari për aferën e inceneratorëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Ahmetaj u arratis si një hajdut ordiner vetëm 4 orë para se SPAK-u t’i kërkonte Kuvendit leje për arrestimin e tij.


“Ka vjedhur dhe vetëm vjedhur, pasi ka mbushur baulet duke vjedhur Shqipërinë, ia mbath. Ai bën aktin më të turpshëm të një hajduti ordiner. A jeni ju të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një deputet, për një ministër. Faji kolektiv ekziston në doktrinë. Në vend se të ndalemi të diskutojmë për këtë ngjarje që kalon çdo masë. Një njeri që është vlerësuar si i supersuksesshëm, ikën në mënyrën më të turpshme. Katër orë para se t’i vinte. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie”, tha Berisha.

Largimi i Ahmetajt, Berisha akuzon qeverinë se ka vepruar si organizatë kriminale
Lexo po ashtu Largimi i Ahmetajt, Berisha akuzon qeverinë se ka vepruar si organizatë kriminale

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se seanca duhet të vazhdojë normalisht, ndërsa kërkesën e opozitës e vlerësoi si boshe.

“Flisni gjithmonë më parë se të flasë drejtësia. Ne dëgjojmë me vëmendje dhe ngaqë dëgjojmë me vëmendje arrijmë të fitojmë. Ne sot dhe me dëshirën më të madhe nuk kemi çfarë të votojmë. Mos na sillni gjëra boshe. Kërkesa jonë është të vazhdojmë me seancën, pasi nuk kemi lëndë”, tha Toni Gogu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori