Një incident i rëndë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Somalez, Mogadishu, i cili ka kaluar për mrekulli pa viktima në njerëz.
Faqja e internetit Aerospace Africa raporton se aeroplani “Hala Airlines” i tipit “Embraer EMB-120 Brasilia”, u dëmtua rëndë kur doli nga pista gjatë uljes dhe goditi gardhin e aeroportit, transmeton Telegrafi.
Të 30 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit thuhet se kanë mbijetuar vetëm me lëndime të lehta.
Autoritetet e aviacionit somalez kanë nisur një hetim për shkakun e incidentit.
Thuhet se kur aeroplani ka goditur gardhin është thyer në pjesën pas kabinës, e cila është dëmtuar ndjeshëm dhe janë shkatërruar të dy helikat, por edhe krahët.
Aeroplani ishte në një fluturim rutinë nga Garowe në Mogadishu, kurse Airbus Africa thotë se aeroplani është në pronësi të Hala Airlines, një aviokompani për të cilën ka pak informacion në dispozicion. /Telegrafi/
Video of aircraft type E120, operated by HALLA AIRLINE, crash landing on Runway 05 at Aden Ade International Airport (AAIA) today, at 12:23pm local time.
All 34 crew and passengers on board have survived according to the Somali Civil Aviation Authority . One person suffered… pic.twitter.com/tMrX7mcxsY
— Harun Maruf (@HarunMaruf) July 11, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Imazhe të cilat tregojnë dëmet brenda aeroplanit që u godit nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor
Pentagoni kërkon të rrisë kapacitetet e mbrojtjes ajrore në Gjirin Persik, ndërsa kërcënimet nga Irani rriten
Forcat izraelite depërtojnë thellë në Rafah
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251