LAJMI I FUNDIT:

10 arsyet pse sistemi arsimor finlandez cilësohet si edukimi më cilësor në botë

10 arsyet pse sistemi arsimor finlandez cilësohet si edukimi më cilësor në botë

13 korrik 2023 – Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Por cilat janë karakteristikat që veçojnë vendin nordik për cilësinë e lartë të arsimit?

Regjistrohu për më shumë informata.

Sistemi numër #1 i edukimit në botë

Sistemi finlandez i arsimit konsiderohet si sistemi më i mirë i arsimit në sferën botërore. Suksesi i saj vlerësohet nga raporte dhe rankime të ndryshme duke përfshirë këtu Programin Ndërkombëtar për Vlerësim të Nxënësve (PISA), ku vazhdimisht pozicionon Finlandën në majat e performancës edukative. Ky sistem poashtu vepron në Kosovë në Shkollën Finlandeze e cila tashmë për vite me radhazi aplikon praktikat më të mira dhe metodologjitë e kurrikulës finlandeze në arsimimin e fëmijëve nga parashkollori deri në klasën e 12.

Rezultate të larta akademike

Nxënësit finlandeze vazhdimisht arrijnë rezultate të larta akademike në vlerësime ndërkombëtare. Në rankimet e PISA-së, Finlanda arrin pikët më të larta në lëndët si gjuhë, matematikë, dhe shkencë. Ky sukses i atribuohet qasjes gjithëpërfshirëse të sistemit ndaj arsimit, i cili fokusohet në aftësi të mendimit kritik, zgjidhje të problemeve, dhe mësimnxënie tërësore.

Fokusi në kreativitet dhe mendim kritik

Sistemi finlandez i arsimit inkurajon kreativitetin, mendimin kritik, dhe zgjidhjen e problemeve si aftësi më të rëndësishme sesa të mësuarit përmendsh, gjë e cila ndihmon nxënësit të kuptojnë më saktësisht konceptet e ndryshme arsimore.

Mësim i personalizuar

Sistemi finlandez fokusohet në zhvillimin e nxënësve në baza individuale dhe duke iu përshtatur nevojave të mësimit të secilit nxënës në bazë të njohurive dhe aftësive të fëmijës. Kjo qasje promovon angazhimin e nxënësve dhe suksesin akademik. Në Shkollën Finlandeze, planet individuale të mësimit ndihmojnë në arritjen e progresit tek secili fëmijë dhe në avancimin e tyre në të gjitha sferat.

Mësimi përmes teknologjisë

Shkollat finlandeze integrojnë përdorimin e teknologjisë në procesin ditor të mësimnxënies duke bërë mësimin më atraktiv për fëmijët. Teknologjia integrohet për të ndihmuar nxënësit të fitojnë aftësi të hershme në gjuhë programuese dhe përdorim të teknologjisë në përditshmëri.

Mësimi përmes lojës

Ajo çfarë bën më atraktive mësimin për nxënësit në shkolla finlandeze është qasje e të mësuarit përmes lojës që nga hapat e parë e deri në nivelet e larta. Kjo nxit kreativitetin e nxënësve, zhvillon aftësitë sociale, dhe rrit dëshirën ndaj procesit mësimor.

Mësimi në natyrë

Finlanda thekson përfitimet e mësimit në natyrë dhe inkorporon daljen në natyrë në nivel të lartë në kurrikulën. Aktivitetet në natyrë nxisin zhvillimin fizik të fëmijës, ndihmon në nivelin e koncentrimit dhe inkurajon motivimin ndaj mësimit.

Lumturia dhe shkolla

Duke qenë shteti më i lumtur në botë për 5 vite me radhë, Finlanda i kushton rëndësi të veçantë lumturisë së fëmijëve në baza ditore, çka edhe ndikon në procesin e të mësuarit dhe në sukses të fëmijëve.

Ambient bashkëpunues i të mësuarit

Shkollat finlandeze promovojnë bashkëpunimin, të mësuarit nga njëri-tjetri, zhvillimin e aftësive shoqërore, të punuarit në grup mes të tjerash.

Reformat e vazhdueshme në edukim

Finlanda aplikon reforma të vazhdueshme në edukim duke përditësuar qasjen dhe metodat pedagogjike për të zbatuar praktikat më të mira dhe të reja të arsimit.

Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze në Kosovë aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore në të gjitha nivelet e edukimit duke filluar nga parashkollori deri në klasën e 12.

Regjistrohu për më shumë informata.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo në Facebook.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Kubati
Kalo në kategori