LAJMI I FUNDIT:

Rrahja e fëmijës me sindromën Down, deklarohet Policia dhe Prokuroria e Pejës

Rrahja e fëmijës me sindromën Down, deklarohet Policia dhe Prokuroria e Pejës

Organizata “Down Syndrome Kosova” ka njoftuar të hënën se ndaj një fëmije me këtë sindrom është ushtruar dhunë dhe i njëjti më pas është hedhur në ujë në Velipojë me datën 6 korrik, duke ia rrezikuar jetën.

Sipas organizatës, dhuna fizike është ushtuar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Policia ka konfirmuar për Telegrafin se është e njoftuar për rastin, por ka thënë se ende nuk ka të arrestuar pasi janë në fazën e mbledhjes së dëshmive.


DSK: Përfaqësuesi i qendrës OPFAKOS në Pejë ushtroi dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, të njëjtin më pas e hodhi në ujë
Lexo po ashtu DSK: Përfaqësuesi i qendrës OPFAKOS në Pejë ushtroi dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, të njëjtin më pas e hodhi në ujë

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se deri tani janë identifikuar personat e përfshirë në rast dhe se të gjitha veprimet janë duke u kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Policia është njoftuar për rastin dhe është në fazën e mbledhjes së dëshmive. Janë identifikuar personat e përfshirë në rast, por ende nuk ka të arrestuar. Të gjithë veprimet janë duke u kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, është shprehur Gashi.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë thënë për Telegrafin se i dyshuar është paraqitur në stacionin policor dhe është marrë në pyetje.

“Me të parë reagimin publik të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Personi i dyshuar me të parë në media këtë rast është paraqitur në stacionin policor dhe është marrë në pyetje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai tutje është shprehur se një dëshmitar okular është kontaktuar, por i njëjti gjendet jashtë shtetit për pushime dhe ka konfirmuar se brenda pak orësh do të paraqitet në polici për të dhënë deklaratë.

“Pas intervistimit të tij do të ndërmarrim masa ligjore për këtë çështje penale”, ka përfunduar Nikçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori