LAJMI I FUNDIT:

Hapet qendra “Bonevet” në Pejë, Hovenier: SHBA-të të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën

Hapet qendra “Bonevet” në Pejë, Hovenier: SHBA-të të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

​Në Komunën e Pejës sot është hapur qendra më e re e institucionit arsimor “Bonevet”. E njëjta u konsiderua e rëndësishme për të rinjtë e kësaj komune për arsimim në fushën e artit dhe matematikës.

Hapja e këtij institucioni arsimor u bë me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, ambasadori Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

“Ne jemi vërtet të lumtur që kemi mundësinë të mbështesim ‘Bonevet’ në hapjen e kësaj qendre në Pejë, meqenëse ‘Bonevet’ i ofron të rinjve mundësi arsimi në fusha të ndryshme si inxhinieri, art dhe matematikë. Vet drejtpërdrejt e kam pa ndikimin e madh që ‘Bonevet’ ka pasur në jetën e shumë të rinjve.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbështetur Kosovën që të marrë vendin e saj të duhur në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Kjo përfshinë edhe mbështetjen për një ekonomi të begatshme, ku i mundëson të rinjve të gjejnë punë në Kosovë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se hapja e kësaj qendre arsimore do t’i ndihmojë shumë të rinjve pejanë, raporton kp.

“Një shoqëri që planifikon të ardhmen e vet është e sigurt se do të ecë përpara. Neve na është dashur katër vjet e gjysmë për me fut në planin zhvillimor komunal ndërtimin e qendrës ‘Bonevet Peja’, pasi ka procedura të mëdha burokratike që na kanë pru këtu”, shtoi Muhaxheri.

Në anën tjetër, drejtori menaxhues i fondacionit “Bonevet Peja”, Genc Pilingjurka, tregoi në detaje se në çfarë fushash arsimore do të përfitojnë të rinjtë në këtë qytet.

“Fondacioni ‘Bonevet Peja’ do të jetë shtëpia inovative dhe kreative për të gjithë të rinjtë e Komunës së Pejës. Këtu do të implementohen shumë projekte që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të rinjve të të gjitha komuniteteve në fushën e artit, shkencës dhe teknologjisë”, tha ai.

Fondacioni “Bonevet” është i pranishëm edhe me gjashtë qytete të tjera në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori