LAJMI I FUNDIT:

Kaos në dhënien e shtetësisë shqiptare, institucionet zvarrisin aplikimet përtej afateve – procesi i bllokuar prej muajsh

Kaos në dhënien e shtetësisë shqiptare, institucionet zvarrisin aplikimet përtej afateve – procesi i bllokuar prej muajsh

Me qindra dosje qytetarësh, të cilët duan të marrin shtetësinë shqiptare kanë mbushur institucionet e shtetit duke filluar nga Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe institucioni i Presidentit prej të paktën një viti.

Pjesa më e madhe e dosjeve qëndrojnë në sirtarët e institucioneve prej kohësh, ndërkohë që qytetarët sorollaten nëpër zyrat e shtetit me qëllim dhe pa marrë përgjigje për arsyet e vërteta të bllokimit të procesit.


Nga një hulumtim disa mujor i bërë nga Telegrafi Shqipëri në zyrat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme konstatohet se qytetarëve në shumë raste iu mohohet e drejta e informimit për gjendjen e aplikimit të tyre.

Në rastin më të mirë ata marrin informacione të cunguara që nuk shpjegojnë bllokimin e dosjeve të tyre dhe kalimin e afateve të marrjes e shtetësisë.

Vonesat dhe sorollatjet nuk kanë munguar edhe për qytetarët e Kosovës ose shqiptarët në vendet e rajonit të cilët në disa raste janë edhe më të “diskriminuarit”.

Shumë shqiptarë të Kosovës ose të trojeve të banuara nga shqiptarët në rajon zhgënjehen nga shteti amë teksa bllokohen pa shpjegim në marrjen e një pasaporte të Shqipërisë, që për shumë nga ata është një ëndërr që pritet të bëhet realitet.

Ndërkohë që procesi i lënies së shtetësisë është disi më pak problematik, marrja e shtetësive është bërë një sfidë e vërtetë për shtetas të huaj që plotësojnë çdo lloj kriteri për marrjen e pasaportës shqiptare por nuk arrijnë ta marrin dot atë.

Shqetësimi më i madh i qytetarëve është neglizhenca dhe mungesa e përgjegjësisë nga institucionet, të cilat ia hedhin fajin njëra-tjetrës për vonesat dhe mungesën e informacionit.

Gjendja është rënduar më tej muajt e fundit ku Ministria e Brendshme ka shkurtuar në minimum orarin e pritjes së qytetarëve për çështjet e shtetësisë nga çdo ditë që ishte më parë, në një orë në javë.

Ndërkohë në zyrat e Policisë së Shtetit qytetarët lihen të presin me orë të tëra për një informacion të thjeshtë që shpesh herë nuk jepet.

Telegrafi Shqipëri ka vërtetuar gjithashtu edhe mungesën e plotë të komunikimit midis institucioneve për zgjidhjen e problemeve si dhe menaxhimi skandaloz i aplikimeve që jo në pak raste harrohen nëpër sirtarët e institucioneve ose në një rast të konfirmuar është humbur një dokument i një aplikimi duke shkaktuar dëm të parikuperueshëm dhe vonesa të papërgjegjshme.

Nuk mungojnë edhe rastet kur institucionet fajësojnë qytetarët për gabime ose vonesa që ata vetë i kanë shkaktuar.

Në komunikim me punonjës të institucioneve, Telegrafi Shqipëri ka marrë përgjigje kontradiktore. Në disa raste thuhet se procesi është bllokuar nga Presidenca, ndërkohë që në raste të tjera përgjegjësia ‘lihet jetime’.

Askush nuk përgjigjet përse janë në pritje me qindra dosje që në pjesën më të mirë të rasteve janë aplikime të rregullta sipas direktivave për marrjen e shtetësisë të vendosura nga shteti shqiptar.

Gjithashtu, asnjë nga institucionet nuk mbanë përgjegjësi për vonesat që po krijojnë dëme financiare dhe shqetësim te shumë qytetarë që kanë kontribuar për vite të tëra dhe kanë qëndruar në mënyrë të rregullt në Shqipëri.

Për më tepër, Telegrafi Shqipëri i është drejtuar Ministrisë së Brendshme për sqarimin e çështjes. Megjithatë emaili i dërguar në adresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin në ministri nuk ka marrë përgjigje. Situata mbetet pa zgjidhje konkrete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori