LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet që ndodhën në Pejë, Komuna vazhdon me vlerësimet

Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet që ndodhën në Pejë, Komuna vazhdon me vlerësimet

Mbi një million euro është dëmi i shkaktuar që u bë në qytetin e Pejës nga vërshimet që ndodhën më 24 qershor, në bazë të kërkesave që kanë vlerësuar deri tani, ndërsa edhe një numër i konsiderueshëm i kërkesave pritet të vlerësohen në vazhdim.

Agron Nikçi, Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Komunën e Pejës, ka thënë për Telegrafin se deri tani kanë vlerësuar rreth 320 kërkesa.

“Deri më datën 10 korrik janë dorëzuar rreth 400 kërkesa ekonomi familjare, 60 biznese dhe rreth 70 kërkesa për automjete. Janë vlerësuar rreth 320 kërkesa ekonomi familjare që është shuma mbi 700 mijë euro. Janë vlerësuar mbi 50 biznese që është shuma mbi 500 mijë euro”, tha ai.


Nikçi sqaroi se automjetet e dëmtuara nga vërshimet ende nuk janë vlerësuar.

“Automjetet ende nuk janë vlerësuar sepse jemi në kontakt me ekspert që e bëjnë vlerësimin e automjeteve ma katalog doganor për vlerë të secilit”, tha ai.

Ndryshe, më 24 qershor në Pejë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut ndodhën vërshime, ku për pasojë humbën jetën një nënë ( 26 vjeçare) bashkë me djalin e saj ( 5 vjeç).

Sipas rrëfimeve të familjarëve, fëmija kishte humbur jetën pasi kishte rrëshqitur një pjesë e kodrës, ndërsa nëna e tij është gjetur pa shenja jetë në bodrumin e një shtëpie.

Përmbledhje e detajuar e gjithë asaj që ndodhi gjatë dhe pas vërshimeve në Pejë
Lexo po ashtu Përmbledhje e detajuar e gjithë asaj që ndodhi gjatë dhe pas vërshimeve në Pejë

Nga vërshimet u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa komunat e Kosovës u shprehen të gatshme ta ndihmojnë Pejën pas vërshimeve.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate drejtuar mediave kishte njoftuar se si kanë ndodhur vërshimet.

HMK kishte njoftuar se situata më e rënduar me reshje të shiut në Pejë ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min.

“Gjatë orëve të pasdites (e shtunë 24/06/2023), kemi pasur një situatë të rënduar me reshje të shiut sidomos në regjionin e Pejës ku janë shkaktuar vërshime të shpejta. Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori