LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendi ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishin një varg pikash nga seancat e kaluara, që nuk janë votuar në mungesë të kuorumit.

Kjo mbledhje u bojkotua nga dy nënkryetarët ai i PDK-së dhe LDK-së. I pranishëm në mbledhje ishte vetëm shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes.


“Në këtë mbledhje munguan dy nënkryetarët nga PDK dhe LDK “, tha ajo, duke shtuar se do të vazhdojnë me punën e Kuvendin sipas kompetencave. Sot kemi një seancë që është vazhdim i seancave të papërfunduara dhe të enjten seancë të re”, tha Kusari-Lila.

Ajo u pyet edhe për shpërbërje të Kuvendit, derisa tha se për këtë gjë duhen 2/3 e votave të deputetëve.

“Kuvendi për shpërbërje duhet të ketë 2/3 ne nuk shohim që ka telashe në Kuvend përveç atyre që po i krijon opozita. Ne do të vazhdojmë me atë që na lejon rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetua. Sesioni pranveror vazhdon punën deri në fund të korrikut”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori