LAJMI I FUNDIT:

Prishet treni në mes të tunelit në metronë e Glasgow – pasagjerët detyrohen ta vazhdojnë rrugëtimin në këmbë

Prishet treni në mes të tunelit në metronë e Glasgow – pasagjerët detyrohen ta vazhdojnë rrugëtimin në këmbë

Pasagjerët janë detyruar të evakuohen në errësirë si pasojë e “skenave kaotike”, kur në metronë e Glasgow-it treni u prish në mes të tunelit.

Incidenti që mbylli rrjetin hekurudhor të qytetit, i mundësoi pasagjerëve të zbresin dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këmbë derisa dolën mbi sipërfaqen e tokës, transmeton Telegrafi.

Një pasagjer që ishte nisur për në festivalin e këngës dhe valleve thotë se është detyruar të qëndrojë në tren për një orë, para se të arrinin ekipet që u kërkuan të zbresin dhe t’i udhëzojnë drejt platformave.


“Treni jonë po lëvizte mirë kur filloi gradualisht të humb shpejtësinë. Ishte një zhurmë e madhe sikur po prishen frenat. Ekipet e shpëtimit na udhëzuan drejt platformave për të vazhduar rrugëtimin në këmbë”, tha një pasagjer.

Nga kompania SPT që mirëmban hekurudhat, kanë bërë të ditur se si pasojë e prishjes së një treni, 72 pasagjerë kanë vazhduar rrugëtimin këmbë deri në platformë.

Sipas tyre është një praktikë e zakontë të veprohet kështu sa herë që ka prishje të ndonjë treni që ngec në tunel. /Telegrafi/