Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanët e luftës së UÇK-së, në 24 -vjetorin e vrasjes së tyre.
Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës për ndarjen e një vendi ku mund të ndërtohet shtatorja e vëllezërve Bytyqi.
“Datë që na kujton se sa i fuqishëm është mishërimi i Kosovës me ShBA. Më të mirët djem të Kosovës u kaliten në ShBA. U rrëmbyen nga aparati i shtetit serb, sot e kësaj dite, familja shqiptaro-amerikane Bytyqi pret për drejtësi”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
“I pata dërguar kërkesë edhe në vitin 2020 Kryetarit Ahmeti për të ndarë një vend në sheshin e Prishtinës për vendosur përmendoren e vëllezërve Bytyqi”.
“Ylli, Agroni dhe Mehmeti, nderojnë Kosovën dhe Amerikën. Lavdi dëshmorëve dhe mirënjohje të përjetshme Batalionit ‘Atlantiku’”, ka shkruar ai.
Shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë 24 vjet më parë në Serbi.
Në 24 vjetorin e vrasje së vëllezërve Bytyqi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, i ka bërë thirrje Serbisë që të hetojë rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Ai po ashtu ka thënë se shteti serb duhet të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe fshehur këtë akt brutal.
“24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan derisa po mbaheshin nga Policia serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe fshehur këtë akt brutal”, ka shkruar Miller në Twitter, duke shtuar se “do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje